NEWS Pop Music

Orgesa Zaimi publikon videon zyrtare të “Nostalgjia”

March 29, 2023
Post Image

Orgesa Zaimi është rikthyer me një videoklip të ri i cili risjellë këngën hit, “Nostalgjia”.

Sot mbrëma në ora 19:00, këngëtarja Orgesa Zaimi publikoi videoklipin e ri për këngën e saj “Nostalgjia” në kanalin e saj zyrtar YouTube. Kjo këngë është një dedikim i ndjeshëm për Gejda Kuqin, një person i dashur që humbi jetën në moshën 17 vjeçare.

Videoklipi i këngës “Nostalgjia” është emocionues dhe i ndjeshëm dhe shfaq një histori të bukur për jetën dhe energjinë e Gejda Kuqit dhe dritën që ajo përcillte në jetën e njerzve të saj të dashur. Me premierën e sotme, fansat e Orgesa Zaimit kanë mundësinë të shohin një kujtim të veçantë për Gejda Kuqin dhe të jenë pjesë e një mesazhi shpirtëror për jetën. Video risjellë Gejdën në copza jete të ndërthurura në fotot që mbahen në duart e miqëve të saj.

Videoklipi është prodhuar me kujdes dhe me një përqendrim të veçantë në detajet e ngjarjes, me qëllim që të jepet një kuptim i plotë për këngën dhe mesazhin që ajo dëshiron të transmetojë.

Videoklipi i ri është prodhuar nga Max Production dhe ka Drejtor Imazhi Joni Pecin, i cili ka punuar me kujdes në detajet e këtij projekti që kërkoi shumë kohë dhe punë për të arritur nivelin e kërkuar nga të gjithë aktorët e përfshirë.

NEWS Pop Music

Erma Mici së shpejti publikon “Heartbreak Hotel”

March 27, 2023
Post Image

Pasa suksesit të merituar në Festivalin e 61 të këngës në RTSH, fituesja e çmimit Debutuesi më i Mirë, Erma Mici është gati të sjellë këngën e re.

Ajo është një nga emrat më premtues të skenës muzikore shqiptare dhe këtë e ka treguar edhe në shfaqjen e saj më të fundit në Festivalin e Këngës ku me krijimin e saj “Kozmosi i Dashurisë” arriti të bëjë për vete jo vetëm jurinë por edhe publikun shqiptar e në veçanti atë të Eurovision. Zëri i saj potent por edhe vargjet në muzikën e krijuar po nga ajo, kanë arritur të përcjellin ndjesitë e shkaktuar në botëkukuptimin e një vajze të re që emocionet ka vendosur ti ndaj përmes artit.

Gjithçka nisi me “Loosin Game”, kënga debutuese për të vazhduar më pas me ngjitjen në skenën e Fest 61 aty ku Erma Mici u afirmua si një artiste e për të vazhduar tashmë rrugëtimin në industrinë muzikore shqiptare me qëllimin për të prekur tregun ndërkombëtar me një tjetër krijim në gjuhën angleze.

“Heartbreak Hotel” është një këngë emocionuese me një tekst të ndjeshëm, që flet për një dashuri të humbur dhe një zemër të thyer. Melodia është e tillë që ngacmon ndjenjat e dëshpërimit dhe trishtimit, por edhe të shpresës së një ringjalljeje. Kënga pritet të bëhet një nga këngët më të dëgjuara në radio dhe nëpër platformat e streaming.

Për të krijuar një video të përshtatshme për këtë këngë, Erma Mici ka punuar me ekipin e talentuar të BoldCrest. Videoklipi është në proces të realizimit dhe është krijuar me shumë përkushtim dhe punë të palodhshme.

Publikimi i këngës “Heartbreak Hotel” me videoklip pritet të sjellë shumë sukses për Erma Micin dhe ekipin e saj. Kënga dhe videoklipi do të publikohen së shpejti në të gjitha platformat muzikore nga GO Digital Music.

NEWS

Orgesa Zaimi vjen me “Shiu i Tetorit” në Kënga Magjike 2022

September 14, 2022
Post Image

Orgesa Zaimi vjen sërish këtë edicion të Kënga Magjike me një performancë fantastike dhe me një interpretim si kurrë më parë!

“Shiu i Tetorit” do të na shoqërojë kudo këtë vjeshtë si një ndër këngët më të bukura të këtij edicioni të Kënga Magjike me muzikën dhe orkestrimin nga Armend Rexhepagiqi dhe tekst të Aida Barakut.

Ky edicion i Kënga Magjike e mirëpret Orgesën për herë të shtatë në kategorinë BIG.

Çfarë do të sjellë “Shiu i Tetorit” për Orgesën? 🤔

Zbulojeni në kanalin YouTube të Orgesa Zaimi dhe në të gjitha platformat e muzikës me mundësinë dhe shpërndarjen e GO Digital Media

 

NEWS

Orgesa Zaimi pjesë e Dance With Me!

September 14, 2022
Post Image

Dance With Me ka nisur numërimin mbrapsht të këtij edicioni duke startuar të hënën e 19 Shtatorit në Televizionin Klan dhe si gjithmonë të gjithë janë kuriozë për pjesëmarrësit VIP të spektaklit.

Ditën e sotme, produksioni ka zbuluar dhe një prej konkurenteve të këtij edicioni të Dance With Me, Orgesa Zaimin.

Orgesa vjen në program duke na bërë të gjithëve kurioz për të parë “cunamin” e saj në kërcim, sepse tashmë muzika dhe interpretimi nuk mund të ketë dyshim!

https://www.instagram.com/p/Cie1jLODSmq/

 

Nën moderimin e Alketa Vejsiut, Dance With Me do të jetë pjesë e të hënave në “prime time” duke i mbërthyer të gjithë para ekranit.

Ndërkohë që shumë gjëra mbeten surprizë për të hënën e ardhshme, kokurrentët VIP kanë nisur të zbulohen.