Biography
Vitmar Basha është këngëtar dhe instrumentist. Kantautor dhe kitarist nga Tirana, i rritur në një familje artistësh, që në moshë të vogël kryen formimin e tij profesional dhe artistik në Bari dhe Firenze, Itali.
Diplomohet në degën e Psikologjisë, duke kultivuar gjithmonë dashurinë për kitarën dhe muzikën. I njohur në skenën underground të Firenzes, pas shumë vitesh rikthehet në Shqipëri me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e skenës shqiptare, duke prezantuar që në fillim krijimet e tij me nuancat rock dhe grunge në kompeticione të ndryshme të vendit si “Top Fest”, “Kënga Magjike”, “Festivali i RTSH-së” etj.
Aktiv në skenën live të kryeqytetit të Shqipërisë, prej vitesh vazhdon të transmetojë nëpërmjet muzikës dhe albumeve të tij vlera si barazia, miqësia, dashuria për artin dhe për të bukurën.
Nga viti 2021 Vitmar Basha është pjesë e label-it GO Digital Music.
Social profiles
Booking contacts
Agency: GO Digital Media
Phone: +355 69 82 97 084
Website: http://godigitalmusic.net/artist/vitmar-basha/
Email: info@godigitalmedia.net
Request availability
-
Buy my music on keyboard_arrow_down