menu Home chevron_right

Viene, Austri [AL]
Denada Bare

Biography


Denada Bare është gazetare, këngëtare dhe autore këngësh e njohur.

Pas përfundimit të studimeve në degën e dirizhimit në Akademinë e Arteve Tiranë, Denada fillon punën për tre vite si gazetare/redaktore e muzikës së lehtë, pranë Redaksisë së programacionin në Radio Tirana. Gjithashtu përgjatë kësaj kohe, ajo punon si gazetare e kulturës pranë gazetës “Koha Jonë”.

Në vitin 1993 merr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, si autore e këngës “Pegaso” me muzikë të Gazmend Mullahit dhe interpretuar nga Aurela Gaçe.
Në vitin 1994 merr pjesë në festivalin “Këngët e Stinës” në RTSH si kantautore së bashku me Eriona Rushitin, tekst, muzikë dhe interpretim me këngën “Duam dhe s’duam të harrojmë”.
Në vitin 1994 pjesëmarrëse në Festivalin e Kengës në RTSH si kompozitore dhe autore e teksit, së bashku me Eriona Rushitin me këngën “Vetes i premtova” interpretuar nga Evis Gjoni.
Në vitin 1995 pjesëmarrëse në festivalin “Kënget e Stinës” si autore teksti e këngës “Çastet” me muzikë të Markelian Kapidanit, interpretuar nga Lejdina Celo.
Në vitin 1998 pjesëmarrëse në festivalin “Këngët e Stinës” në RTSH, me kengen “Jetoj Larg” si kantautore, kompozim, tekst, interpretim.
Ne vitin 1998 Denada publikon albumin e saj të parë me 9 këngë, publikuar nga Supersonic me kengë të kompozuara dhe të shkruara të gjitha prej saj.
Në Shtator 2004, Denada Bare merr pjesë në Festivalin Mikrofoni i Artë 2004 si kantautore, pra kompozim, tekst dhe interpretim me këngën “Violina“
Në vitin 2005, Denada Bare merr pjesë si kantautore, pra si kompozitore. autore teksti dhe interpretuese në festivalin Top Fest 2 organizuar nga Top Channel, këngën “Perla” ku renditet ne best Top 5.
Në Qershor 2005, Denada Bare merr pjesë në PoliFest 2005 ne Prishtinë, si kantautore, pra kompozitore, autore teksti dhe interpretuese me këngën “Një Dashuri”.
Në Nëntor 2005, Denada Bare merr pjesë në Festivalin Kënga Magjike 2005 në Tv Klan, si autore teksti dhe interpretuese me këngën “Me Frymën Tënde”, me kompozim të Flori Mumajesit.
Në vitin 2005, Denada Bare publikon albumin “Princeshë E Dashuruar” me shtëpinë diskografike “Supersonic” me 10 këngë të interpretuara prej saj dhe disa të kompozuara prej saj dhe me tekstet e këngëve të shkruara të gjitha prej saj, dhe me bashkepunime në kompozime të tjera nga Pirro Çako, Flori Mumajesi, Darko Dimitrov dhe Stine.
Në Prill 2006, Denada Bare merr pjesë si kantautore, pra kompozim, tekst dhe interpretim në festivalin Top Fest 3, organizuar nga Top Channel,  me këngën “Pa Tabu”.
Në Nëntor 2006, Denada Bare merr pjesë në Festivalin Kënga Magjike 2006 me këngën “Të Ndjej” me kompozim të saj dhe të kantautorit Stine, si dhe tekst të shkruar nga vetë ajo dhe Timo Flloko. Në verën e vitit 2007 Denada Bare publikon videoklipin e kësaj kenge.
Në vitin 2007 Denada Bare merr pjesë në Festivalin Top Fest 4 organizuar nga Top Channel me këngën “Engjëjt po zbresin” kompozuar nga Alban Male dhe teksti shkruar nga vetë Denada. Më datë 2 Gusht 2007, publikon videoklipin e kësaj kënge, ku merr pjesë si e ftuar në interpretim edhe këngëtarja Elinara Shehu.
Më 31 Mars 2008, Denada Bare merr pjesë në Top Fest 5 me këngën “Të Harrosh Një Idhull” me tekst dhe interpretim të vetë Denadës dhe kompozim të Pirro Çakos.
Në Nëntor 2008, Denada Bare merr pjesë në Festivalin Kënga Magjike 2008 me këngën “Trëndafila Të Zinj”, me kompozim të Pirro Çakos, ndërsa teksti dhe interpretimi nga vetë Denada.
Në 2009 Denada Bare publikon videoklipin e kengës “Sy me lot” me kompozim të Flori Mumajesit, tekst nga Denada & Flori Mumajesi me ekskluzivitet të shtepisë diskografike “Supersonic”.

Nga tetori 2022 Denada Bare është pjesë e GO Digital Music për menaxhimin e kanalit Youtube dhe të gjitha platformave muzikore online.

Videos


Foto



Social profiles


Booking contacts

Agency: GO Digital Media

Phone: +355698297084

Website: http://godigitalmusic.net/artist/denada-bare/

Email: info@godigitalmedia.net


Request availability


  • Listen to this artist on: keyboard_arrow_down



This area can contain widgets, menus, shortcodes and custom content. You can manage it from the Customizer, in the Second layer section.

 

 

 

Newsletter

  • cover play_circle_filled

    01. Para Teje
    Sara Kapo

    0.99
  • cover play_circle_filled

    01. I Paftuar
    Marsela Çibukaj

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play