Pop Music

Eneda Tarifa surprizon përsëri këtë verë: Një hit veror me baza autentike arbëreshe!

July 21, 2022
Post Image

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm me këngën “Cep Më Cep” në duet me Renis Gjokën, këngëtarja Eneda Tarifa ka vendosur mos ndalet këtë verë vetëm me një këngë. Këtë të Dielë është publikuar videoklipi i këngës “Kjani Trima”, e publikuar premierë në datë 22 Korrik në të gjitha platformat muzikore ndërkombëtare nga GO Digital Media.

REKLAMA

Një këngë e vjetër arbëreshe e më pas e trashëguar tek Arvanitasit në dedikim të Skëndërbeut, “Kjani Trima” vjen në një version të përpunuar me ritme dance për tu vendosur në playlist-ën e hiteve verore të këtij sezoni, pa humbur elementet etnik por dhe shqipen e vjetër.

“Kjani Trima” vjen pas një pune intensive prej afro 1 vit duke u finalizuar me publikimin e klipit, i cili është një ndërthurje e modernes dhe të shkuarës. Ndërsa nuk mungojnë elementët autentik shqiptar të veshjeve të kuruar deri në detaje nga Ardi Asllani.

Versioni remake u bë i mundur nga DON Production nga puna e të talentuarëve Gramoz Kozeli dhe Klajv Kajno dhe këmbënguljes së këngëtares e cila dëshironte ta sillte në një version të sajin dhe modern këngën e vjetër arbëreshe.

REKLAMA

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju ftojnë ta dëgjoni dhe shikoni videon në vazhdim dhe ta bëni pjesë të argëtimit tuaj këtë verë!

Folk Music

Këngëtarja e mirënjohur Anjeza Ndoj’ E sapo ardhur nga “Amerika” sjell për fansat një super Kolazh

July 16, 2022
Post Image

Të gjithë e njohin dhe shumë e adhurojnë Këngëtaren me zërin e ëmbël dhe jehues Anjeza Ndoj. Si gjithmonë e bukur dhe mjaft e arritur artistikisht Anjeza ka sjellur rreth vetes adhurues të shumtë ‘ të cilët e ndjekin me shumë pasion karrierën e saj.

Anjeza Ndoj e lindur dhe rritur në një vend artdashës siç është Puka, u mbrujt me pasionin dhe e formoi talentin nën tingujt e ëmbël të çiftelisë dhe melodive Pukjane” Ajo ka një larmi këngësh dhe është e pëlqyer së shumti për zërin e saj të kthjellët dhe jehues ashtu si gurrat e bjeshkëve të Pukës. Anjeza është e martuar dhe me familjen e saj jeton në Amerikë, ku vazhdon të sjellë projekte të reja për repertorin e saj, ku në përgjithësi i përket turbo folkut Verior.

Anjeza Ndoj së fundmi ka sjellë një super Kolazh popullor të Malësisë Së Madhe, të cilin e ka titulluar Nër Folete/ Gjithkush Luan Ka Pak/ Vallja Malsisë me një melodi të bukur të mbushur me elementë tradicionalë të veriut’ e në veçanti të Malësisë së Madhe të fton në valle.

Kolazhi bëhet edhe më interesant, nga pjesëmarrja e vajzës 5 vjeçare të Anjezës, e cila siç duket do të ecë në gjurmët e Mamit të saj. E bukur dhe e hijeshme ashtu si vetë Xhubleta e Malësisë që mban veshur, artistja e vogël edhe pse e lindur në Amerikë, tregon se është Bijë e kësaj toke.

Anjeza tha për Portalin Adrianet.al Pasqyra se së shpejti do vijë me projekte të reja për të cilat po punon intensivisht për ti realizuar. Deri në realizimin e këtyre projekteve, ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të dëgjoni dhe shikoni Kolazhin e bukur popullor.

Këngëtare: Anjeza Ndoj.

Teksti: Populli
Orkestrimi: Luan Dagistani
Fyell/çifteli: Ervin Gega
Veshjet popullore: Butik Odeta
Veshjet: Rudina Mahmutaj Atelie
Mua Rozana Çepele

Video: Power Media Studio .
Marrë nga Adrianet.al/Pasqyra